Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha e ngjyrave, për 90-vjetor guxon sërish!

April 20
16:25 2016

“Duhet të më shihni që të arrini të besoni”,- ka qenë ky nënkuptimi i fshehtë i gardërobës shumëngjyrëshe të Mbretëreshës së Anglisë.  Sot, mbretëresha u shfaq me ngjyra pranverore për të shënuar fillimin e të 90-tave të saj. Krijuar nga Angela Kelly, e cila ka qenë stilistja personale që nga viti 1994, veshja është trajtuar me kujdes. Kelly ka treguar se skicon deri në katër dizajne të ndryshme fustanesh, për pjesë të ndryshme të tij, dhe një person e teston para se të serviret krijimi final. Ajo gjithashtu ka folur për rëndësinë që i jepet ngjyrës së veshjes së Mbretëreshës, për dy arsye kryesore: që Madhëria e saj të duket në turmë dhe për të dhënë një përshtypje delikate në evente. Sillni ndërmend si shembull  veshjen verbuese të gjelbër që Madhëria e saj veshi në Dublin, në vizitën e saj historike në Irlandë në 2011-n, apo edhe veshjen ngjyrë të bardhë  në  Thames River Pageant, që ishte dizenjuar për të thyer ngjyrën e kuqe të varkës.

“Duhet të më shohin që të më besojnë”, – ka thënë Mbretëresha  Elisabeth. Një gardërobë shumëngjyrëshe luan një rol kryesor në këtë pikë. Nga ngjyra vjollcë e lehtë e deri te roza e ndezur, e bardha dhe e verdha e diellit, nuk ka ngjyrë që mund të ”përleshet” me Madhërinë e saj.

E vetmja ngjyrë që ajo e shmang është bezha, që nuk e lejon të duket mes turmës.

Në vitin 2012, revista britanike “Vogue” publikoi një grafik me spektër të guximshëm të ngjyrave që Mbretëresha kishte veshur për një hark kohor prej një viti. Rezultati ishte i tillë:  29 për qind blu, 10 për qind rozë, 13 për qind ngjyra të ndryshme. Për vizitat shkollore, Mbretëresha zbukurohet në ngjyra të ndritshme, veshje të dizenjuara me shirita që i tërheqin fëmijët. E verdha është ngjyra e lumturisë për të, ndërsa të zezën e vesh në raste ngushëllimesh. Por çfarë do të thotë, për shembull, një veshje në ngjyrën rozë? Kjo është mënyra se si e feston Mbretëresha ditëlindjen e saj të 90-të, të njëjtën gjë që ka bërë për 63 vite me radhë për sytë e publikut, duke mos zhgënjyer.

Etiketimet
Shperndaje