Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha e Anglisë mban një fjalim për vetësakrifimin para një pianoje të veshur me ar, shikoni reagimet e njerëzve

Mbretëresha e Anglisë mban një fjalim për vetësakrifimin para një pianoje të veshur me ar, shikoni reagimet e njerëzve
December 27
18:52 2018

Monarkja më e fuqishme e Mbretërisë së Bashkuar mbajti fjalimin e përvitshëm të Krishtlindjeve përpara popullit britanik, por fjalët e saj nuk u pritën dhe aq mirë nga njerëzit atje. Jo se fjalimi i Mbretëreshës nuk ishte frymëzues apo emocionues, por fakti që kishte zgjedhur të mbante fjalimin e festave me një piano prej ari në sfond, që duket sikur thotë “Hej ne jemi super të pasur, po ju?”, nxiti një reagim tek publiku.

Kjo gjë mund të shihet kryesisht në Twitter, ku postimet ironizojnë fjalët që Mbretëresha thotë për vetësakrificat në kohë festash, përpara një objekti që shumica e njerëzve të thejshtë as nuk mund ta ëndërrojnë ta kenë.

Këto janë disa nga reagimet më ekstreme që po qarkullojnë në Twitter:

“Mbretëresha që flet për vetësakrificat përpara një pianoje gjigande prej ari”


“Mbretëresha i lutet Britanisë që të kalojë diferencat e mëdha mes njerëzve, teksa ulet përpara një pianoje me të cilën do të ushqente dhe do të merrte njerëzit nga rruga për një vit, dhe ka në sfond një ore që do të paguante shkollimin e një infermiereje për një vit.”


“Mbretëresha na tregon se njerëzit e varfër po kalojnë kohë të vështira teksa ulet në një dhomë me një piano prej ari.”


“Ah mesazhi i Mbretëreshës. Më pëlqen kur më bërtet një bilionere me një piano prej ari, e cila mendoj se duhet të jetë më e lumtur.”


“Të dashur objekte. Shikoni gjërat prej ari që kam unë. Tavolina ime është e bërë nga lotët e të varfërve.”


Gjithsesi ka pasur dhe njerëz që e kanë justifikuar dhe janë përpjekur ta kuptojnë Mbretëreshën.

“Shiko, mua më pëlqen pianoja prej ari e Mbretëreshës, mos duhet ajo që të shkojë në një dhomë të improvizuar me mobilje nga IKEA, për të bërë fjalimin e saj? Është Mbretëresha.”

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje