Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbretëresha Beyonce, pjesë e kastit të “Mbretit Luan”

Mbretëresha Beyonce, pjesë e kastit të “Mbretit Luan”
March 31
09:55 2017

E kemi ditur që kur vjen puna për të vendosur një “mbretëreshë” në muzikë, emri i parë që na vjen në mendje është as më pak e as më shumë, por Beyonce.

Duket se këngëtarja dhe fituesja e çmimeve Grammy do të bëhet sërish pjesë e kinematografisë, këtë herë për “Mbretin Luan”.

Burime pranë “Variety” kanë treguar se regjisori Jon Favreaui i ka ofruar këngëtares së “Formation” mundësinë për të dubluar Nala-n, vajzën e mbretit Mufasa në film. Ndërkohë Bey akoma nuk ka dhënë një përgjigje nëse do ta pranojë apo jo këtë rol.

Duke qenë se 35-vjeçarja është në pritje të binjakëve dhe bëhet fjalë vetëm për zë, producentët janë gati për të bërë gjithçka që ta kenë pjesë të filmit.

Pra Beyonce, çfarë po pret? /Blitz.al/

Komento
Shperndaje