Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbrëmja e yjeve Met Gala 2017, shpallet “tema” e fustaneve

Mbrëmja e yjeve Met Gala 2017, shpallet “tema” e fustaneve
October 21
17:08 2016

“Met Gala” është sigurisht një nga mbrëmjet më të lakmuara nga VIP-at e Hollywood-it, por për të marrë pjesë duhet të kesh një ftesë, pra duhet të jesh një emër mjaft i përfolur në mediat rozë dhe të ndjekësh temën e eventit. Organizatorët e mbrëmjes gala caktojnë një temë veshjesh, të cilën duhet ta ndjekin të gjithë të ftuarit dhe ky është një detyrim.

Dhe për vitin 2017 është zgjedhur tema “Rei Kawakubo/ Comme Des Garçons”. E dimë që tani se fituesja apo e veshura më mirë do të jetë Lady Gaga, sepse mund të themi se është komplet stili i saj.

Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë në muajt e ardhshëm sepse konkurrenca për Gaga-n është rritur. /Blitz.al/

 

cvsu80wwaaewvwz cvsu8xuxyaav4f3 cvsu8yjw8aaclgq cvsu80fxyaaxw9m

Komento
Shperndaje