Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mbështetësit e Trump-it bojkotojnë çmimet “Oscar”

Mbështetësit e Trump-it bojkotojnë çmimet “Oscar”
February 26
12:14 2017

Supozohet të jetë një ngjarje ku nderohen artistë nga e gjithë bota për prurjet e tyre në kinematografi, sidomos në Hollywood, por ashtu si shumica e ceremonive në SHBA, edhe “Oscars” pritet të kthehen në një “arenë politike”. Me pak fjalë, këtë vit “Academy Awards” do të mbahet mend për atë ç’ka do të thuhet dhe jo për çfarë do të vishet.

Parë nga ky këndvështrim, mbështetësit e presidentit Donald Trump kanë deklaruar me anë të një faqeje në Facebook se do të bojkotojnë çmimet “Oscar”, pasi ata nuk kanë asnjë të përbashkët me ata që mbështetësit i quajnë “liberalët me limuzinë” (epitet i vënë për shkak të pasurisë që të famshmit zotërojnë).

Kjo ka ardhur si pasojë e deklaratave kundër Donald Trump në ceremoni si BET Awards, MTV Video Music Awards, Golden Globe e së fundmi në Grammy Awards. Ajo që i “vuri kapakun” ishte fjalimi i Meryl Streep gjatë marrjes së trofeut në Golden Globe që u pasua më pas edhe nga komentet e Trump.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të shohim se çfarë kanë rezervuar VIP-at dhe organizatorët mbrëmjen e sotme. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje