Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Max Allegri nuk sheh vetëm “bardhezi”. Pasion dhe një unazë në gisht pë Ambra Angiolini-n

Max Allegri nuk sheh vetëm “bardhezi”. Pasion dhe një unazë në gisht pë Ambra Angiolini-n
November 03
10:36 2017

Historia e dashurisë mes Ambra Angiolini dhe trajnerit të Juventus-it Massimiliano Allegri, jo vetëm nuk është në krizë siç është përfolur, por vazhdon me pasion te madh.

Sipas një shkrimi të bërë nga “Spy”, Max i ka dhuruar unazën e fejesës showgirl-it të njohur.

“Prova” që kjo ka ndodhur është një unazë që shfaqet në gishtin e Ambrës në një foto në Instagramin e saj.

Kujtojmë se në programin e Paolo Bonolis, ku ishte e ftuar pak kohë më parë, Ambra kishte konfirmuar:

“Po, jam e fejuar!”.

Duket se çifti është në ditët e tyre më të mira dhe më të dashuruar se kurrë. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje