Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Matilda Makoçi rrëfen për largimin e saj, marrëdhënien me të birin dhe Edi Ramën

Matilda Makoçi rrëfen për largimin e saj, marrëdhënien me të birin dhe Edi Ramën
October 31
10:51 2016

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Matilda Makoçi,  që në fundin e viteve ’80 bëri shumë bujë për martesën e saj me kryeministrin e sotëm të Shqipërisë, Edi Ramën, ka bërë një rrëfim të sinqertë në emisionin “Exclusive” në Top Channel lidhur me vendimet dhe periudhat më të rëndësishme të jetës së saj.

Fillimisht aktorja ka treguar se është larguar nga profesioni i saj pasi ngeli shtatzënë, sepse iu desh t’i dedikohej Gregorit, djalit të saj, Edi Ramës, si dhe punëve të përditshme që kishte shtëpia.

Më pas Matilda tregoi se deri përpara 2-3 vitesh ajo ka qenë shumë e preokupuar me rritjen e djalit. “Është puna se me të rinjtë duket t’u rrish pas avazit se mërziten, trishtohen. Është melankolia e moshës dhe nuk më pëlqen që ta mërzis…”. Më pas ajo ka folur dhe pak më tepër lidhur me ndjesitë e saj kur Gregori është larguar: “Nuk më pëlqen që është shkëputur, por nuk kam çfarë t’i bëj, është dëshira e tij. Kam qenë e detyruar se nuk mund t’ua prishësh dëshirën fëmijëve. Për këtë arsye e kam lënë të shkëputet të jetojë siç dëshiron. Përpiqem që të jem e afërt me të, pavarësisht se është larguar”.

E pyetur nga gazetarja lidhur me marrëdhënien aktuale që Matilda ka me ish-bashkëshortin, ajo ka thënë se nuk ka asnjë marrëdhënie, por ka respekt për përpjekjet që ai po bën dhe faktin që po sheh se njerëzit e duan.

Ndërkohë që për sa i përket rikthimit në ekran, Matilda është shprehur entuziaste duke thënë se një ofertë të mirë do ta shqyrtonte me mjaft kënaqësi. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje