Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mashtroi Adelina Tahirin dhe i vodhi makinën, 1 vit burg autorit

Mashtroi Adelina Tahirin dhe i vodhi makinën, 1 vit burg autorit
August 14
13:44 2016

Është dënuar me një vit burg personi që i ka vjedhur makinën këngëtares Adelina Tahiri. Vetëm pak minuta pasi e kishte mashtruar Tahirin duke i thënë se do ta ndihmonte me parkimin, Aleks Manaj është larguar bashkë me mjetin në drejtim të panjohur. Por policia ka mundur ta kapë diku pranë pallatit me shigjeta në kryëqytet.

Ngjarja është shënuar që në mars të këtij viti, por hetimi i çështjes ka përfunduar tani. Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Aleks Manaj nuk kishte as leje drejtimi ndaj akuzohet edhe më rëndë. /Blitz.al/

Shperndaje