Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martohet në fshehtësi Michael Phelps

Martohet në fshehtësi Michael Phelps
October 27
12:33 2016

Michael Phelps dhe Nicole Johnson janë martuar pak muaj më parë në një ceremoni të fshehtë larg vëmendjes së mediave. Çifti kurorëzoi lidhjen në martesë më 13 qershor në Paradise Valley, Arizona, sipas “People”.

Për ceremoninë është kujdesur agjenti dhe miku i ngushtë i Phelps, Peter Carlisle. Gjatë pjesëmarrjes në “Rio 2016″, notari amerikan tha për median se çifti kishte vendosur një datë për martesën, por ata kishin dy muaj të martuar në kohën e intervistës.

“Mezi po pres që të martohem. Kjo është një tjetër arritje e madhe për mua të cilën mezi po pres ta realizoj”,- është shprehur Phelps.  Bashkëshortja e tij tashmë e ka ndryshuar emrin e saj në llogarinë e Instagram-it në Nicole Michele Johnson.

Notari i njohur i propozoi martesë partneres së tij në muajin shkurt të vitit 2015 dhe në muajin maj ata sollën në jetë fëmijën e tyre të parë Boomer. Michael Phelps është një nga notarët më të njohur dhe të suksesshëm, i cili në lojërat olimpike “Rio 2016” theu rekordin me 23 medalje ari./Blitz.al/

Komento
Shperndaje