Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martohet futbollisti gjerman Bastian Schweinsteiger

July 14
09:28 2016

Mesfushori i Kombëtares Gjermane Bastian Schweinsteiger dhe  ylli i tenisit Ana Ivanoviç janë martuar këtë të martë në Venecia.

Ata kanë bërë dy dasma brenda dy ditësh në qytetin e dashurisë, një ditë në City Hall dhe celebrimi në bashki në Venecia dhe ditën tjetër në një ceremoni fetare në kishë. Schweinsteiger dhe Ivanoviç janë në një lidhje që prej vitit 2014. Duke qenë se çifti u martua ligjërisht të martën,  ata donin të bashkoheshin në martesë edhe me anë të një ceremonie fetare në kishën Misericordia. Nusja ishte një mrekulli e vërtetë, ndërsa mbante një buqetë të thjeshtë lulesh në duar, ndërsa Bastian ishte i veshur me një kostum të zi, ndryshe nga sa e kemi parë me uniformën e skuadrës. E siç nuk mund të ndodhte ndryshe në Venecia, çifti u largua pas ceremonisë fetare, drejt festës, me një gondola.

 

Shperndaje