Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Martohet” Enca Haxhia!

July 21
14:17 2016

Enca Haxhia - Snapchat

Këngëtarja Enca Haxhia është momentalisht duke shijuar suksesin e këngës “Bow Down”, bashkëpunim me reperin Noizy. Vihet re se kënga ka qenë një sukses pasi ajo ka pasur disa koncerte radhazi dhe nëpërmjet videove dhe fotove që poston në rrjetin social Instagram duket se mbështetësit e saj janë të shumtë.

Mirëpo, fill pas koncertit të saj të djeshëm, në qytetin e Durrësit, duket se Enca ka takuar disa prej fansave të saj më të zjarrtë. Nëpërmjet llogarisë së saj në Snapchat ajo ka publikuar një fotografi ku duket se ka marrë një unazë dhuratë dhe me humor u ka treguar ndjekësve se ajo është martuar me një fans të saj.

Duhet thënë se Enca ka një lidhje të ngushtë me mbështetësit e saj dhe vazhdimisht përpiqet t’i surprizojë dhe t’i falënderojë ata për mbështetjen që i japin.

Komento
Shperndaje