Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martesën larg syve të botës të Albanit dhe Miriamit tani do e shohim të gjithë…në një klip!

Martesën larg syve të botës të Albanit dhe Miriamit tani do e shohim të gjithë…në një klip!
May 28
14:59 2019

Të dielën pasdite, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani lajmëruan papritur se ishin martuar larg syve të botës në një ceremoni private në ishujt Maldive më 10 Maj.

Sikurse dukej në fotot e publikuara, shoqëruesja e vetme te çiftit kishte qenë vogëlushja e tyre, Ameli.

Sigurisht kur bëhet fjalë për ceremoni të tilla të bukura kurioziteti ishte shumë i madh dhe fansat  nuk u mjaftuan vetëm më disa foto.

Por ja ku vjen një lajm i mirë! Një videoklipi i dedikuar i gjithi ceremonisë në Maldive.

“Jemi shumë të lumtur dhe mezi presim të ndajme me ju “Duamë”. Te enjten, 30 maj, ora 16:00″- shkruan Miriami në mbishkrimin që shoqëron videone publikuar.

Në fakt edhe ne mezi po presim!

 

View this post on Instagram

 

Jemi shume te lumtur dhe mezi presim te ndajme me ju #Duamë 😍 Te enjten, 30 maj, ora 16:00 ❤️

A post shared by Miriam Cani (@miriamcani) on

Nëse ju kujtohet edhe propozimin për martesë që u bë po në Maldive në vitin 2013 erdhi gjithashtu i përjetësuar në një klip dhë këngë “Nëse thua “Po”.

Epo,tani jemi mësuar çdo moment i jetës së këngëtarit t’i dedikohet një këngë.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje