Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martesa e ëmbël e Eva Longoria-s dhe Jose Antonio Baston

May 22
11:55 2016

Eva Longoria dhe Jose Antonio Baston i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni private në Meksikë. Burime pranë “People” kanë konfirmuar se çifti ka organizuar një ceremoni martesore në Valle de Bravo në Meksikë, një vend ku perëndimi dukej i mrekullueshëm dhe ishte i përshtatshëm për 200 të ftuarit, miq të afërt të çiftit.

Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka dashur të bëjë publike fotografi nga dasma, kjo sepse dita e tyre e shënuar është konceptuar për të qenë sa më private dhe jo e bujshme, por një program televiziv “Al Rojo Vivo” ka mundur të sigurojë disa pamje ekskluzive nga ceremonia e betimeve.

Disa nga të ftuarit që janë parë në dasmën e Eva Longoria-s dhe Jose Antonio Baston-it janë: David dhe Victoria Beckham, Penelope Cruz, Ricky Martin, Katy Perry, Mario Lopez dhe miq të tjerë të botës së artit dhe showbizz-it.

Të pranishmit tregojnë se dasma e tyre ka qenë vërtet e bukur, intime dhe ku tejçohej shumë dashuri. Vetë Eva Longoria është parë gjithë kohës e buzëqeshur dhe shumë e lumtur pranë bashkëshortit të saj të ri. Duhet theksuar se kjo është martesa e tretë e Evës, pas martesës së parë me aktorin Tylor Christopher dhe martesës së dyte me yllin e NBA, Tony Parker.

Epo, mesa duket, bukuroshja ka shënuar në shenjë këtë herë dhe siç e do zakoni: “E treta e vërteta!”

Shperndaje