Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Martesa e Danjelit me Fotininë, prindërit dhe ish-banorët shprehen kundër këtij vendimi

Martesa e Danjelit me Fotininë, prindërit dhe ish-banorët shprehen kundër këtij vendimi
May 27
21:23 2017

Danjeli dhe Fotinia janë martuar brenda shtëpisë së “Big Brother”.

Ka qenë Danjeli ai i cili i ka propozuar të dashurës së tij për martesë në një nga ambientet e shtëpisë dhe ajo ka pranuar.

Ndërkohë që ata kishin filluar përgatitjet, përkatësisht Fotinia duke provuar fustanin dhe Danjeli kostumet, Arbana u ka dhënë një lajm jo aq të mirë.

Prindërit e Fotinisë dhe Danjelit nuk kanë qenë dakord për martesën e fëmijëve të tyre, pasi janë pyetur nga produksioni.

Këtë e ka bërë me dije Arbana Osmani pas propozimit të Danjelit dhe pranimit të Fotinisë për të qenë bashkëshortja e tij.

“Danjeli ka pasur një lidhje 6-7-vjeçare, ndërkohë që Fotinia kishte një lidhje 4-vjeçare dhe ai djali vdiq. Nëse duan le të martohen jashtë pasi të njihen mirë. Të martohen jashtë me pjesëtarët e familjes. Nuk jam dakord me martesë pas një lidhjeje dymujore. Kjo nuk është Fotinia që njoh unë sepse ajo nuk merr vendime kaq të shpejta”,- ka thënë nëna e Fotinisë.

Por pas kësaj, vetë Fotinia ka thënë se nuk mund të kthejë pas këtë vendim të saj sepse do të martohet me Danjelin. Ajo ka thënë se është e sigurt që do të qëndrojë gjithë jetën me Danjelin sepse ai është një çun shumë i mirë dhe familja e saj do ta njohë vetë.

Edhe prindërit e Danjelit janë shprehur kundër këtij vendimi. Motra e Danjelit i ka çuar vëllait të saj një letër në emër të prindërve.

“Të kuptoj se si ndihesh për një dashuri aq të madhe. Por zemra e motrës na prit edhe neve që ju të dilni me kokën lart dhe të na takoni edhe neve. Të dy ju të lidhur me zemër, tashmë formoni një shtresë universale që kalon barrierat dhe vështirësitë. Ju duam shumë të dyve”,- i ka shkruar motra Danjelit.

Këtë mendim të tyre nuk e ka pritur aspak mirë Danjeli, i cili është mërzitur. Por nuk ka kthyer mendje dhe ka thënë se i vjen keq për këto mendime të familjes duke kërkuar mirëkuptimin e tyre.

Për këtë martesë kanë folur edhe ish-banorët e “Big Brother”. Kei ka thënë se janë shumë pak 2 muaj për të marrë vendim martese dhe se ajo do të kishte provuar si fillim bashkëjetesën e më pas martesën. Të njëjtin mendim kanë ndarë dhe Benardi me Xhenin,  të cilët u shprehën se është pak për të marrë një vendim kaq të rëndësishëm.  /Blitz.al/

Komento
Shperndaje