Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marrdhënia e tij me Aurela Hoxhën në krizë? Flet vetë Endrit Mertiri

Marrdhënia e tij me Aurela Hoxhën në krizë? Flet vetë Endrit Mertiri
January 12
10:59 2018

Endrit Mertiri dhe Aurela Hoxha prej vitesh kanë qënë miq të ngushtë , dhe kanë bashkëpunuar shumë herë me njëri tjetrin.

Por së fundmi u vu re se mardhënia e tyre është krisur e kjo prej faktit sepse nuk kemi parë më asnjë postim me njëri tjetrin, ashtu siç jemi mësuar prej kohësh tashmë, Aurela nuk ka qenë prezente në ditëlindjen e fotografit shqiptar. Ose të paktën, nuk është shfaqur fare në rrjete sociale.

Çdo vit shihnim një dedikim të gjatë të Aurelës në Instagram, por këtë vit nuk pamë qoftë dhe një postim të vetëm.

Por i ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” ai sigurisht që ka folur edhe për këtë temë e cila dje ishte pothuajse në çdo media.

“Mesazhet vijnë në vende të ndryshme. Nuk kam ndërmend të sqaroj njeri,  sepse janë  disa gjëra personale që unë zgjedh t’i mbaj për vete. Edhe nëse do ta prishnim marrëdhënien,s’do ta bënim publike. Mediat e ekzagjerojnë.”- është shprehur fotografi.

Por duke se Endritin e ka gënjyer pak mënyra e të shprehurit duke na lënë të kuptojmë që në fakt gjërat nuk janë ashtu siç kanë qënë më përpara. Ne shpresojmë që të mos jetë e vërtetë por fotografi i njohur na ngriti përsëri dyshime. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje