Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckerberg i shpreh dashurinë gruas së tij nëpërmjet kopertinës së TIME-s

Mark Zuckerberg i shpreh dashurinë gruas së tij nëpërmjet kopertinës së TIME-s
April 22
10:40 2016

Mark Zuckerberg themeluesi i rrjetit social Facebook, nuk ka turp të pranojë se prapa një burri të madh qëndron një grua po aq e madhe.

Ka qenë vetë Mark i cili e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, kopertinën e revistës TIME-s, ku tregohet një fotografi e tij së bashku me bashkëshorten, Priscilla Chan.

Mark shkruan: “Shumicën e ditëve Priscilla punon jashtë çdo vëmendjeje mediatike, duke qëndruar gjithë kohës në spital si mjeke apo nëpër klasa si pedagoge. Kjo është hera e parë që ajo del në një kopertinë reviste. Dua që e gjithë bota ta kuptojë sesa me fat jam që dashuroj një femër të fortë, të dashur dhe zemërmirë”.

Për këtë kopertinë ka shkruar edhe çifti po aq i famshëm Bill dhe Melinda Gates. “Mark dhe Priscilla kanë inspiruar njerëzit në të gjithë botën kur vendosën që 99% të pasurisë së tyre ta përdornin për çështje që i përkasin edukimit, kurimit të sëmundjeve, lidhjes së njerëzve nëpër botë dhe krijimit të komuniteteve të forta. Të ndryshonin botën, nuk është e mjaftueshme për ta. Me zor presim të gjithë të shohim se çfarë do bëjnë ata në dekadat që do të vijnë…”,- kanë shkruar ata.

Mark e ka parë këtë postim të mikut të tij Bill dhe ka komentuar poshtë: “Faleminderit Bill dhe Melinda Gates që keni shkruar fjalë kaq të bukura për mua dhe gruan time! Ne fillimisht u inspiruam nga ju, ndaj dhe mundëm të krijonim diçka të mirë. Jemi krenarë për shembullin që ju keni dhënë tek ne dhe për gjithçka i keni falur botës”.

Gjithashtu edhe një tjetër person i rëndësishëm, fill pas Marku-t, Sheryl Sandberg, ka uruar çiftin Mark dhe Priscilla: “Jam shumë krenare për ju të dy dhe impaktin e jashtëzakonshëm që puna juaj ka në gjithë botën”.

 

Etiketimet
Shperndaje