Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckerberg, baba për herë të dytë. I shkruan letër të hapur të bijës ku i tregon të ardhmen e saj

Mark Zuckerberg, baba për herë të dytë. I shkruan letër të hapur të bijës ku i tregon të ardhmen e saj
August 29
11:43 2017

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan janë bërë prindër për herë të dytë të një vajze të cilën e kanë quajtur August. Ata janë gjithashtu prindër të një tjetër vogëlusheje. Ndryshe nga prindërit e tjerë, CEO i Facebook-ut ka zgjedhur ta mirëpresë të bijën me një letër të hapur në të cilën ka shkruar fjalë shumë emocionuese.

“Mirë se erdhe në jetë! Mamaja dhe unë jemi shumë të lumtur të zbulojmë se kush do të bëhesh në të ardhmen. Kur lindi motra jote, Max, ne i shkruam një letër, duke i folur për botën ku shpresonim që të rritej. I kemi shkruar për një botë më të mirë, me më pak sëmundje dhe më shumë barazi.

Me gjithë progreset e teknologjisë, brezi i ri meriton një jetë më të mirë në krahasim me tonën dhe ne të rriturit e kemi për detyrë që ta bëjmë këtë gjë të ndodhë. Edhe pse është e vështirë në botën ku jetojmë, brezi i ri do të ketë një të ardhme të ndritur.

Por më mirë e lëmë rritjen, ty duam të të flasim për fëmijërinë. Me botën do të merresh kur të rritesh, do kesh shumë kohë, tani do flasim për të tjera gjëra. Shpresoj që të ulesh në të gjitha lodrat me motrën tënde të madhe e të kënaqesh.

Fëmijëria është një moment magjik në jetë. Do të jesh fëmijë vetëm njëherë në jetë kështu që mos mendo për të ardhmen, vogëlushja ime! Dua të shohësh shumë ëndrra të bukura dhe në to të ndjesh edhe dashurinë tonë, të ndiesh se sa shumë të duam.

Në do të bëjmë të pamundurën që bota të jetë një vend më i mirë për ju dhe të gjithë fëmijët e brezit tuaj. August, të duam shumë dhe jemi shumë entuziastë të nisim këtë aventurë të re me ty! Të urojmë një jetë plot gëzim dhe dashuri.

Me dashuri, mami dhe babi!”,- shkruan ai në Facebook./Blitz.al/

Komento
Shperndaje