Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckenberg takon Papa Françeskun: “Nuk do ta harroj kurrë!”

August 29
16:38 2016

Papa Françesku ka pritur CEO-n e Facebook-ut, Mark Zuckenberg, së bashku me bashkëshorten e tij Priscilla Chan.

“U fol për mënyrën e përdorimit të teknologjisë së komunikimit për të luftuar varfërinë, për të inkurajuar kulturën e takimit dhe për të dhënë mesazhe shprese, veçanërisht te personat më në vështirësi”, – shprehet drejtori i zyrës së shtypit në Vatikan, Greg Burke.

Numri 1 i Facebook-ut dhe Ati i Shenjtë kanë diskutuar mbi të gjitha për rëndësinë e bashkimit të njerëzve, sidomos në ato zona të globit ku mungon rrjeti.
Zuckenberg i ka dhuruar Papës një model shqiponje, si një “avion me energji diellore, që do t’u mundësojë lidhjen e internetit zonave të pambuluara”.

Mark ishte i entuziazmuar pas takimit, duke u shprehur se nuk do ta harrojë kurrë mënyrën se si Papa shqetësohet për të ndihmuar të tjerët. /Blitz.al/

Shperndaje