Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mark Zuckenberg: Bashkëpunoni! Të vetëm nuk do t’ia dilni kurrë…

Mark Zuckenberg: Bashkëpunoni! Të vetëm nuk do t’ia dilni kurrë…
August 30
18:41 2016

“Mos kini frikë se gaboni! Do të mbahemi mend për atë që kemi bërë, jo për gabimet tona! E nëse doni të krijoni një sipërmarrje të suksesshme, kujtohuni se askush nuk ia arrin i vetëm”.

Kjo është thirrja që Mark Zuckenberg u bën studentëve italianë prezentë gjatë një takimi të zhvilluar në turin e tij në Itali.

Themeluesi i Facebook-ut ndër të tjera foli për tërmetet e fuqishme në Itali, ku deklaroi se nga rrjeti social do të dhurohen plot 500 mijë euro. Ahi gjithashtu rrëfeu për lumturinë që i fal e bija si dhe për shfrytëzimin sa më mirë të talentit.

Në fund ai iu drejtua të rinjve duke u dhënë 3 këshilla se si të arrijnë maksimumin.

Sipas Zuckenberg, fillimisht duhet që të kesh një ide se çfarë dëshiron të ndryshosh në botë, para se të hedhësh hapin e parë të realizimit të asaj ideje. Së dyti, duhet të kesh grupin e bashkëpunëtorëve më të mirë të mundshëm:

“Askush nuk ia del i vetëm. Kur sheh arritje të mëdha, kujtohu se nuk janë realizuar nga një person i vetëm. Duhet ndërtuar një grup nga i cili mund të mësosh dhe të përputhësh idetë”, – shpjegoi Mark.

Pika e tretë, por jo më pak e rëndësishmja, është këmbëngulja. Sipas tij, asnjë sukses i madh nuk arrihet brenda natës, por duke insistuar e duke mos u dorëzuar për të arritur potencialin maksimal. /Blitz.al/

Zuck

Komento
Shperndaje