Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariza Ikonomi përsëri duet me Françesk Radin?!

Mariza Ikonomi përsëri duet me Françesk Radin?!
November 19
16:45 2016

Kush ka qenë fëmijë në vitet ’90 nuk mund të mos e ketë adhuruar një nga këngët më të bukura të Festivalit të 33-të të RTSH-së, “Telefonatë zemrash”.

Ajo interpretohet nga Françesk Radi dhe Mariza Ikonomi dhe u kthye në hitin e vitit ’94.

Por sot kantautorja e njohur ka postuar një foto ku shfaqet së bashku me kolegun dhe mikun e saj, Françesk Radi. “Si në kohërat e vjetra, por kjo e sotmja ishte edhe më e bukur”, – shkruan Mariza në këtë foto që ka postuar në rrjetet sociale.

Nuk e dimë nëse këngëtarët janë duke planifikuar një tjetër duet mes tyre, apo thjesht janë mbledhur për të kujtuar kohët e vjetra, por që duken të lumtur kjo është pak por e sigurt./Blitz.al

Komento
Shperndaje