Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Mario Dedivanovic do t’ju përlotë me fjalimin drejtuar familjes së tij dhe gjithë familjeve shqiptare!

Mario Dedivanovic do t’ju përlotë me fjalimin drejtuar familjes së tij dhe gjithë familjeve shqiptare!
November 19
12:46 2019

Mario Dedivanovic, një nga make up artistët më të njohur në botë, që sigurisht ne e njohim jo vetëm për punën e tij, por dhe për faktin që bëri Kim Kardashian të flasë shqip, triumfoi dje në ndarjet e çmimeve “American Influencer Awards 2019”, që u mbajt në Los Angeles.

Një mbrëmje e madhe për Marion, të cilit ju dorëzua çmimi sigurisht nga mikja e tij e ngushtë Kim K.

Gjithsesi ai vendosi që këtë rast të veçantë dhe faktin që e gjitha vëmendja ishte mbi të, ta shfrytëzonte për të dhënë një mesazh për familjen e tij, të gjithë familjet shqiptarë dhe më në fund për të qenë i lirë. Të paktën kështu u shpreh artisti në Instagram:

Mes lotësh, një video-je suprizë nga familjarët dhe gjithçkaje tjetër ai tha:

Falenderoj Kim, është muza dhe ëngjëlli im dhe ajo çfarë ke bërë për vetëbesimin tim është e papërshkrushme me fjalë, por një ditë do të ta tregoj. Kjo është një ëndërr e bërë realitet për mua, marrja e këtij vlerësimi. Dua t’ju them diçka, këtë moment e kam imagjnuar prej vitesh, që kur nisa të punoj në adoleshencë, kur nisa rrugën time si artist dhe e kam imagjinaur pikërisht kështu, në këtë skenë, i rrethuar nga këto drita. Por teksa muajt dhe ditët i afroheshin këtij momenti, nuk ndihesha shumë i lumtur, e di që e kam bërë punën që duhet për ta merituar këtë çmim, por kam pasur një luftë të brendshme, së fundmi dhe gjatë gjithë jetës time, për të gjetur pikërisht atë dritën që mendoja se meritoja. Vitet e fundit kam hedhur themelet për kapitullin tim të rradhës, që nis shumë shpejtë, në vitin e 20-të si një artist. Gjatë këtij proçesi kam investuar gjithçka që kisha në këtë ëndërr dhe diçka e jashtëzakonshme ndodhi. Teksa fillova të largoja të gjitha pasiguritë që kam pasur gjatë gjithë jetës, nisa të ndihem më i sigurtë, më i gatshëm për të treguar veten time të vërtetë dhe aspak i frikësuar për të folur. Nuk më interereson shumë se si dukem, çfarë vesh apo sa fitoj, nuk dua të ndihem më i vlerësuar kështu. Kam filluar të shoh veten timë të vërtetë dhe nuk është më për rrjetet sociale, pëlqimet, famën apo pasurinë. Nuk është për asnjë nga këto gjëra. Para pak ditësh, në ditëlindjen e 73-të të nënës time, pas një dite të gjatë në punë, shkova tek ajo dhe i thashë më në fund që gjithë jetën e kisha kaluar duke shtypur mendimet, ndjenjat e mia, kreativitetin tim, duke u përpjekur që të fshihja veten nga të tjerët, të isha i padukshëm sepse e dija që kur ksiha lindur isha ndryshe. Isha i traumatizur të isha vetëvetja, kam jetuar gjithë jetën time me frikë, i turpëruar si kisha lindur, një njeri me një zemër të mirë. Ajo më pa me sytë e saj dhe e ndjeva që po i thyhej zemra. Më tha, Mario kurrë më mos u ndje i turpëruar për atë që je, mos ki frikë të duash atë që do, sepse je i suksseshëm, i bukur dhe i fuqishëm kështu siç je! Mendova mëngjesin tjetër për ato që më tha mamaja ime dhe ndjeja atë dritën që kisha kërkuar vite më parë. Baba, kam duart e tua, të mëdha dhe të forta. Nuk e kam thënë kurrë, por e kam ditur gjithmonë. Të shihja që i vogël se si punoje, gjithçka që ndërtoje ishte kaq e fortë dhe asnjë nuk mund ta thyente, sepse siguroheshe që të ishte ashtu, e pathyeshme! Dhe që kur kam nisur punën time të parë e deri tani, kur punoj në fytyrën e njerëzve, me duart e forta që kam marrë me ty dhe me fokusin njejtë si tëndin, sigurohem që puna ime të jetë e fortë. Dhe tani që po ndërtoj kompaninë time, po e ndërtoj hap pas hapi, e sigurohem që themelet e saj të jenë të forta, në mënyrë që asgjë të mos e shkatërrojë, e kam mësuar prej teje. Më ke treguar si të jem nëj njeri i fortë! Por përpara se të vazhdoj me hapin tjetër, dua t’i them diçka të rëndësishme vëllezërve dhe motrave të mija shqiptare!  Mishit dhe gjakut tim! Njerëzve! Kam blerë një copë tokë në Malin e Zi, në vendin ku ka lindur babai im, buzë një lumi ku duken malet e mrekulleshme të Shqipërisë. Por nuk mund të shkel në atë vend dhe të ndërtoj shtëpinë e ëndrrave të babait tim, sepse ende ndihem i turpëruar kur shkoj atje. Dua të sigurohem që kur të shkoj në atë vend, të ndihem i respektuar, njësoj siç jam përpjeur unë t’i respektoj dhe t’i nderoj të gjithë. Po ju kërkoj të gjithëve që të hapni zemrat tuaja, sytë tuaj, shpirtin. Sepse shumë nga djemtë dhe vazjat tona të vogla në botë janë duke u rritur me frikën që unë u rrita, duke mos qenë vetëvetja. Sepse janë ndryshe dhe janë të frikësuar, se kultura e familja e tyre mund t’i gjykojë. Fëmijët e vegjël janë të frikësuar se prindërit e tyre, e gjithë familja nuk do t’i pranojë sepse kanë lindur ndryshe! Ne nuk jemi ndryshe, ne gjakosemi njësoj dhe kemi  të gjithë të drejtën të jemi të lumtur si gjithë të tjerët. Tani, unë qëndroj këtu për herë të parë në jetë, një 37-vjeçar krenar dhe gay! Dhe tani, më në fund ndjej atë dritën që kam ëndërruar që më del nga shpirti dhe më në fund mund të jetoj jetën që meritoj, ndjej lumturi të vërtetë dhe mund të marr frymë lirisht! E pranoj këtë çmim dhe jam krenar për veten! Baba dhe një gjë, sot kuptova që duam të njejtën gjë, të dalim në pension në një shtëpi buzë lumit. Të dua, njësoj siç dua mamanë!

Ok, mund t’i fshini lotët tani!

Ndërkohë familjarët e tij patën vetëm fjalë të mira për të thënë për Marion, duke ndarë dhe disa kujtime nga e kaluara. Nëna e tij tha ndër të tjera që është shumë krenare kur thoshte se ishte mamaja e Marios dhe se ai kishte qenë gjithnjë i veçantë, e se kishte punuar që 12 vjeç, për të njejtin qëllim që punon dhe sot. Ndërkohë motra e tij, Vicky Harris, tregoi si nisi gjithçka me make up-in, kur Mario kishte nisur të punonte që në moshën 17-vjeçare duke shitur produkte të tualetit. Duke u rritur në një shtëpi tradicionale shqiptare për të nuk ka qenë e lehtë, mamaja e tij ishte e mërzitur që ai mbante me vete apo zotëronte produkte të make up-it dhe në momentin që familja i kishte thënë të hiqte dorë prej tyre, ai kishte vendosur të ikte për në SHBA, u largua vetëm me produktet e tij me vete, me ëndrrën e tij në dorë. Në fundin e video suprizë doli dhe babai i tij, i cili si rrallë herë i tha “Je zemra ime, të dua!”.

Gjithçka shumë e bukur, vetëm kaq mund të them! /Blitz.al/

Share