Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mario Balotelli pajton një detektiv për të përgjuar ish-të dashurën?

Mario Balotelli pajton një detektiv për të përgjuar ish-të dashurën?
November 28
19:31 2016

Mario Balotelli nuk ka shumë besim tek ish-e dashura e tij, Raffaella Fico, mamaja e vajzës së tij Pia. Përse vallë?

Arsyet nuk dihen ende, ama sipas të përjavshmes “Oggi”, futbollisti i ka kërkuar këshilla një agjencie të njohur hetuesish privatë për të kontrolluar Fico-n.

Sulmuesi italian tashmë jeton në Francë, pasi në këtë sezon futbollistik u transferua te skuadra e Nice-s, e cila është surpriza e vitit në Ligue 1, ama mesa duket ka ende disa çështje të hapura në Itali. Me siguri marrëdhënia me ish-in nuk është aspak e qetë, edhe pse mes tyre qëndron vogëlushja Pia. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje