Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marini shtron drekë për lindjen e djalit të dytë, restoranti kthehet në skenën e “Portokalli”-së

Marini shtron drekë për lindjen e djalit të dytë, restoranti kthehet në skenën e “Portokalli”-së
April 19
18:51 2018

Ditën e djeshme, siç dhe e keni marrë vesh nga të gjitha portalet që e kanë përcjellë lajmin, aktori i Portokallisë, Marini, është bërë baba për herë të dytë. Djali i tij erdhi në jetë i shëndetshëm duke lumturuar kështu familjen e tyre. Edhe emri mjaft interesant Ueis, u komentua gjatë në rrjete sociale ndërkohë që drekën e sotme, Marini ka vendosur që të shtrojë një drekë për të gjithë kolegët e tij të “Portokallisë”.

Tani, mund ta mendoni besojmë se sa dozë e lartë humori është në një tavolinë ku mblidhen të gjithë humoristët më në zë të momentit. E kështu ka qenë vërtetë dhe ata nuk kanë kursyer t’i ndajnë momentet e mira me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale.

Salsano, Rezarti dhe të tjerë djem të “Portokallisë” i kanë dhënë lezetin drekës duke e shoqëruar me shaka e të qeshura. I pranishëm, siç e shohim nga fotoja ka qenë edhe Altin Basha, regjisor i emisionit të humorit.

Me jete te gjate djali Marin….😊😊😊 @rezart.veleshnja

A post shared by Salsano Rrapi (@salsanorrapi) on

Por stafi i “Portokalli” nuk e kanë lënë me kaq, pasi e kanë surprizuar Marinin me një tortë ku shkruhet: “Ueis, me jetë të gjatë” dhe siç e thonë me shaka aktorët e tjerë të emisionit, duan që tashmë Marini të bëjë edhe një vajzë pas dy djemve. E kështu nisi kënga…

Ne pyesim veten a ka pasur edhe të pranishëm të tjerë në restoranin ku janë mbledhur aktorët se me shumë mundësi do kenë parë një shfaqje falas. /Blitz.al/

Shperndaje