Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marina Vjollca i thotë publikisht Getorait: “Ti je gjithçka për mua!”

Marina  Vjollca i thotë publikisht Getorait: “Ti je gjithçka për mua!”
July 03
10:03 2016

Prezantuesja simpatike Marina Vjollca dhe reperi  Getoar Selimi janë kthyer tanimë një ndër çiftet më spimatike të showbizz-it. Ata kanë kohë që e kanë bërë publike marrëdhënien e tyre dhe shpesh nuk ngurrojnë të ndajnë edhe me fansat momente nga jeta e tyre në çift. Megjithatë ky i sotmi është një postim më i veçantë pasi Getoar Selimi ka ditën e tij të lindjes.

Marina ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku çifti duken shumë pranë njëri tjetrit. “I shtrenjti im gëzuar ditëlindjen! Ti je gjithçka për mua, ndihem shume me fat që ti je në jetën time!” – ka shkruar Marina ndërkohë që edhe ndjekësit e saj e kanë uruar Getoarin dhe kanë shprehur komplimenta për marrëdhënien e tyre.

Duke qenë se fotografia dhe urimi i Marinës flasin vetë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë edhe ne Getoar-it një jetë të lumtur pranë të dashurës së tij.

Shperndaje