Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marina Fara flet për gjithçka, por jo për të fejuarin

Marina Fara flet për gjithçka, por jo për të fejuarin
April 29
15:13 2017

Juristja Marina Fara, vajza e këngëtares së njohur Eli Fara, është vendosur që në fillimet e veta në qendër të vëmendjes, për faktin se është e bija e këngëtares, si dhe për format e saj bombastike.

Me famën që ka arritur për stilin e jetës dhe imazhin perfekt, Marina Fara tani është një nga personazhet më të klikuara për çdo foto që poston në Instagram.

Por së fundmi ajo ka fshirë disa prej fotove të saj me një djalë që u përfol se ishte i fejuari.

Marina nuk ka folur kurrë në media për atë djalë.

Në një intervistë së fundmi për “Panorama plus”, Marina ka folur për shumë gjëra, por jo për të fejuarin e saj, çka hedh edhe një herë tjetër dyshimet se ajo është ndarë nga ai.

“Mendoj se ka gjëra më të rëndësishme për t’u folur sesa fotot e mia në Instagram me personat në jetën time”,- ka thënë Marina e pyetur nga gazetarja lidhur me fotot e saj në Instagram për atë që u përfol si i fejuari i saj.

Gjithashtu ajo tregon kujdesin për trupin dhe stinën e preferuar: “Asgjë më tepër sesa përkujdesja e vazhdueshme me aktivitet fizik dhe trajtime estetike. Të dyja stinët kanë veçantitë e bukuritë e veta. Mundohem t’i shfrytëzoj në maksimum, si ditët e plazhit, ashtu dhe ato pranë oxhakut.

Marina ka folur edhe për nënën e saj Eli Fara:

“Është personi që më ka sjellë në jetë, kështu që nuk mendoj që mund të jetë dikush më i afërt se aq. Në cilat vende preferon ta shoqërosh jashtë vendit? Mundohem ta shoqëroj sa herë kam kohë të lirë. Është bukur të kesh një shoqëri me shpirt aq të madh sa mamaja ime”,- thotë ajo. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje