Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Polici i Portokallisë: Stop dhunës ndaj burrave!

Polici i Portokallisë: Stop dhunës ndaj burrave!
October 31
13:44 2016

 

Marin Orhanasi është një nga aktorët më të dashur të  “Portokalli”-së. Prej vitesh, publiku shqiptar i ndjek interpretimet e tij në programin e humorit dhe gjithashtu rolet e ndryshme që ngjit në skenat e teatrove në Shqipëri.

Marini, përveçse aktor, është gjithashtu një familjar dhe baba i përkushtuar. Por jo gjithmonë të qenit një kryefamiljar ka avantazhe. Në një postim në Facebook, aktori i njohur ka postuar një fotografi ku shfaqet i ulur në dysheme duke parë televizor. Duke mos dalë nga roli i tij i aktorit, Orhanasi rrëfen me humor se ky është vendi ku ai e sheh televizorin në shtëpi.

“Ja ku shoh Tv në shtëpi unë. M’i zunë të gjithë kolltukët. Stop dhunës ndaj burrave!”- shkruan me humor Marini në Facebook.

Mund të themi se telekomanda e televizorit apo vendi ku ulemi në sallon është një “mollë sherri” për shumë familje, njësoj siç ka ndodhur edhe në këtë rast me Marinin.  /Blitz.al/

marin

Komento
Shperndaje