Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey “zhgënjen” fansat e saj amerikano-jugorë

Mariah Carey “zhgënjen” fansat e saj amerikano-jugorë
October 26
16:17 2016

“Të gjithë “qengjat” [lambs/fansat e Mariah Carey-t] e mi në Amerikën e Jugut: Jam e lënduar që një pjesë e turneut duhet të anulohej”, – është shprehur Mariah Carey pas anulimit të një serie koncertesh në Amerikën Jugore: Brazil, Argjentinë dhe Kili.

Burime për “E! News” kanë treguar se për këtë vendim të këngëtares është fajësuar agjencia promotore e turneut. Datat në këtë pjesë të kontinentit përfshinin 28 tetorin (Buenos Aires, Argjentinë), 30 tetorin (Santiago, Kili) dhe 1/5 nëntorin (Sao Paolo/Porto Alegre, Brazil). Pavarësisht se koncertet janë anuluar, të gjitha paratë e paguara për biletat e eventeve do të kthehen mbrapsht.

Ndërkohë, Carey do të performojë në Mexico City dhe Menterrey, Meksikë, në nëntor të këtij viti. Prandaj nëse ndodheni afër apo në Meksikë, mos hezitoni. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje