Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey “shtrin” John Legend në krevat

Mariah Carey “shtrin” John Legend në krevat
June 21
17:46 2016

Gjatë kësaj fundjave, këngëtari John Legend dhe bashkëshortja e tij Chrissy Teigen kanë qenë në koncertin e Mariah Carey-t në Las Vegas. Deri këtu gjithçka është në rregull, pasi nuk është çudi që një çift i famshëm të ndjekë një koncert të një këngëtareje. Por  rasti merr një tjetër rrjedhë kur bëhesh protagonist papritur dhe ngjitesh në skenë.

Ndërkohë që po performonte hitin e saj “Touch my body”, Mariah e ka ftuar John Legend pranë saj. Ajo çfarë ndodhi më pas ishte një befasi. Atij i mbyllën sytë dhe e shtrinë në një krevat në mes të skenës, ndërkohë që  Chrissy e shihte nga publiku.

Me sy të mbyllur dhe i shtrirë në krevat, Legend vetëm mund ta imagjinonte situatën, teksa një balerin i kërcente sipër e Mariah këndonte vargjet “Touch my body”. Në fund të dy kanë kënduar bashkë këngën dhe Legend e ka mbyllur “performancën” e papritur të tij me  “I love you Mariah”. Ndiqni në vijim videon nga koncerti:

Komento
Shperndaje