Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey nuk njeh Demi Lovato-n, ja çfarë thotë

Mariah Carey nuk njeh Demi Lovato-n, ja çfarë thotë
December 19
14:17 2016

Para disa muajsh, Demi Lovato ka thënë për Mariah Carey se është një legjendë dhe shumë e talentuar, por se i trajton shumë keq njerëzit. Madje Demi ka treguar se ajo ka trajtuar keq edhe Jennifer Lopez, për të cilën ka thënë se nuk e njeh.

Lidhur me këtë, mbretëresha e Krishtlindjes është pyetur në një intervistë se çfarë mendimi kishte.

Mariah ka reaguar në të njëjtën mënyrë dhe ka thënë: “Unë nuk e di këtë gjë, ajo duhet të prezantohet me mua fillimisht sepse nuk e njoh”.

Mesa duket, kjo qenka një ndër taktikat e Mariah kur nuk dëshiron të flasë për atë që këngëtarët e tjerë thonë rreth saj./Blitz.al/

Komento
Shperndaje