Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey nuk e mohon lidhjen me balerinin dhe vazhdon të mbajë unazën e martesës

Mariah Carey nuk e mohon lidhjen me balerinin dhe vazhdon të mbajë unazën e martesës
November 28
11:44 2016

Më pak se një vit më parë, Mariah Carey ishte duke planifikuar martesën me të dashurin e saj miliarder James Packer. Ajo i emocionoi të gjithë me postimet në rrjete sociale, ku tregonte provat e fustanit të nusërisë. Tashmë ajo është ndarë nga Packer dhe duket se pamjet ku ajo shfaqet me fustanin e bardhë i shkaktojnë një përzierje ndjenjash këngëtares 46-vjeçare.

“Të gjitha këto momente janë të veçanta, por tashmë na duhet të përqendrohemi diku tjetër dhe të vazhdojmë jetën”,- ka thënë këngëtarja për “Entertainment Tonight”.

Carey vazhdon ta mbajë unazën 35 karat të martesës, edhe pse thuhet se tani është në një lidhje me balerinin që është pjesë e stafit të saj. E pyetur nga gazetari nëse ajo dhe Bryan Tanaka janë bashkë, Mariah nuk ka dashur  të zbulojë shumë.

“Duhet të prisni dhe të ndiqni shfaqjen”,- është shprehur Carey.

Ajo është takuar kohët e fundit edhe me ish-bashkëshortin Nick Cannon, me të cilin ka dy fëmijë, Monroe dhe Moroçan. Ata e kaluan Ditën e  Falënderimeve bashkë si një familje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje