Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey në një lidhje me balerinin e stafit të saj…

Mariah Carey në një lidhje me balerinin e stafit të saj…
October 28
09:40 2016

Duket se Mariah Carey  ka gjetur ngushëllim në krahët e një mashkulli tjetër gjatë momenteve të vështira në jetën e saj.

Sipas revistës E! këngëtarja me famë botërore ka krijuar një marrëdhënie më shumë se miqësore me një nga kërcimtarët e saj gjatë kohës që marrëdhënia me James Packer ka qenë në krizë.

Një burim është shprehur se gjërat mes tyre nuk kanë qenë në rrjedhën e duhur për muaj dhe, në një farë mënyre, Mariah mund të quhej një grua e braktisur. “Gjatë kohës që ajo ka qenë në Vegas me stafin ka krijuar një lidhje me kërcimtarin Brian Tanaka. James nuk është mirë psikologjikisht tani dhe ai nuk ka qenë pranë saj për një kohë të gjatë. Për fat të keq, mungesa dhe sjellja e tij nuk ishte një situatë dhe aq e mirë për këngëtaren, kështu që iu desh ta linte”, – është shprehur burimi.

Sakaq, zëdhënësi i Paker i ka mohuar këto fjalë dhe i ka quajtur të pavërteta. Mariah dhe  James u njohën në vitin 2014 në premierën e një filmi në Aspen. Në janar të vitit 2016  multimiliarderi i propozoi martesë këngëtares./Blitz.al/

mariah

Komento
Shperndaje