Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey ndahet nga partneri miliarder, mban unazën 10 milionë dollarëshe

Mariah Carey ndahet nga partneri miliarder, mban unazën 10 milionë dollarëshe
October 27
09:23 2016

Pak kohë më parë Mariah Carey është përfolur në media për fejesën me miliarderin, James Parker. Ajo që nuk i shpëtoi vëmendjes së paparacëve ishte unaza e diamantit në dorën e këngëtares, që kushtonte 10 milionë dollarë.

Një burim ka thënë  për “Woman’s Day” se miliarderi James Parker i ka dhënë fund marrëdhënies me këngëtaren dhe se tashmë nuk ka më kthim mbrapa.

“James ka shumë rezerva për sa i përket reality show-t që ka nisur  Carey. Ajo që e mërzit biznesmenin është fakti që këngëtarja është duke e ekspozuar pa fund jetën e tyre private në sy të botës”,- ka thënë një burim i afërt me çiftin.

Por lajmi i mirë për divën e muzikës botërore është që ajo mund ta mbajë unazën 10 milionë dollarëshe, ndonëse bashkëshortin e saj tashmë e ka humbur…/Blitz.al/

Keeping the rock? The glossy magazine claims that the business tycoon has allowed Mariah to keep her $10m diamond engagement ring

Komento
Shperndaje