Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mariah Carey i kërkon (ish) të fejuarit dëmshpërblim: 50 milionë $

Mariah Carey i kërkon (ish) të fejuarit dëmshpërblim: 50 milionë $
October 29
10:50 2016

Mariah Carey është një divë dhe do të qëndrojë e tillë deri në fund!

Këngëtarja e “We Belong Together”  dhe i fejuari miliarder, James Parker, janë në prag të ndarjes, madje miqtë e të dyve thonë se ka mbetur vetëm zyrtarizimi i “divorcit”. Kur thamë se ajo do të qëndrojë një diva deri në fund e kishim shumë seriozisht. Carey i ka kërkuar Parker një shumë prej 50 milionë $.

Arsyeja e vërtetë?

Sipas Mariah-s, biznesmeni australian i ka kushtuar llogarisë së saj bankare një shumë të majme parash, një herë duke e bindur të lëvizë nga New York-u në Los Angeles dhe kulmi ka arritur kur për shkak të sherrit në një jaht në Greqi, ajo anuloi turneun e saj në Amerikën e Jugut. Pra, miliona $ të shkuar dëm.

Ajo që mësojmë ne nga kjo histori është se duhet të keni një llogari bankare të mbushur mirë që të merreni me Mariah Carey-n! /Blitz.al/

Komento
Shperndaje