Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marc Anthony shkon me bashkëshorten në koncertin e Jeniffer Lopez

August 16
12:29 2016

Marc Anthony ka bërë një foto me bashkëshorten e tij, Shannon De Lima, si dhe disa miq të tyre, në koncertin e Jennifer  Lopez në Las Vegas. Gjithashtu De Lima ka postuar në Instagram një foto me Marc Anthony, Jeniffer Lopez dhe Casper Smart në prapaskenë.

Anthony dhe Lopez  janë ndarë në shtator 2013 pas 7 vjetësh martesë. Ata kanë treguar se mes tyre ka një marrëdhënie shumë miqësore, madje duke përfshirë edhe partnerët e rinj.

Anthony, De Lima dhe miqtë e tyre kanë qëndruar në një tavolinë VIP gjatë shfaqjes  dhe Lopez, gjatë performancës, i është drejtuar Anthony-t duke thënë: “Ti je një legjendë ndërkombëtare, por je edhe babai i fëmijëve të mi”./Blitz.al/

Capture

Shperndaje