Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marc Anthony rrëfen: Jam penduar që kam kaluar pak kohë me fëmijët e mi

Marc Anthony rrëfen: Jam penduar që kam kaluar pak kohë me fëmijët e mi
April 30
10:39 2016

Këngëtari Marc Anthony, në një intervistë të dhënë së fundmi, ka rrëfyer detaje nga jeta e tij, duke u shprehur se një nga gjërat që e bën të ndihet keq është se nuk ka qenë shumë prezent gjatë rritjes së fëmijëve: Ariana 22 vjeçe, Cristian 15 vjeç, Ryan 12 vjeç, si dhe binjakët 8-vjeçarë Max dhe Emme.

“E vetmja gjë për të cilën pendohem është se mora shumë kohë nga vetja për karrierën. Do të kisha dashur të isha përkushtuar më shumë në shtëpi e të isha dëshmitar në etapat e rritjes së fëmijëve”, – shprehet 47-vjeçari.

Pavarësisht arritjeve të shumta, këngëve, firmës së veshjeve “Kohl’s” dhe aksioneve në “Miami Dolphins”, Anthony mendon nëse të gjitha këto ia kanë vlejtur.

“Është e vetmja gjë që më mundon sot. A ia vlejti e gjithë kjo sakrificë?” – përfundon ai.

Komento
Shperndaje