Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Marc Anthony do ta dojë gjithnjë Jennifer Lopez? Këngëtari shfaqet me një tjetër bukuroshe në krah

Marc Anthony do ta dojë gjithnjë Jennifer Lopez? Këngëtari shfaqet me një tjetër bukuroshe në krah
February 17
10:50 2017

Të gjithë janë duke folur për lidhjen e Jennifer Lopez dhe Drake, e cila ndodhi në një kohë kur shumë nga fansat e këngëtares po shpresonin që gjërat mes saj dhe Marc Anthony të rregulloheshin. Jennifer dhe Marc dhanë një puthje në skenë dhe pak kohë më vonë pohuan se do të bashkëpunonin në muzikë, por vetëm kaq. Këngëtarja në dhjetor u lidh me Drake, por sipas raportimeve edhe Marc Anthony ka një tjetër tashmë në krah të tij.

Sipas TMZ-së, këngëtari 48-vjeçar  është në një lidhje prej pak kohësh me modelen Mariana Downing pas ndarjes nga Shannon de Lima. Ata janë në një lidhje prej muajsh, por është zbuluar vetëm pas finalizimit të divorcit të Anthony-t. Këngëtari ka qenë i martuar tri herë dhe në dhjetor bashkë me Shannon, bashkëshorten e fundit, dhanë lajmin se gjithçka mes tyre kishte përfunduar. Marc ia ka dalë të marrë veten edhe pas martesës së tretë. Më herët një burim është shprehur se Marc kurrë nuk ka reshtur së dashuruari Jennifer Lopez, por duket se gjërat nuk mund të kthehen më siç kanë qenë./Blitz.al/

Komento
Shperndaje