Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Manjola Nallbani, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Javën e Kulturës Ballkanike”

Manjola Nallbani, përfaqësuesja e Shqipërisë në “Javën e Kulturës Ballkanike”
August 29
22:51 2016

Manjola Nallbani, një nga zërat më të bukur të muzikës shqiptare, do të përfaqësojë Shqipërinë në “Javën e Kulturës Ballkanike” e cila mbahet në Selanik.

Ky event kulturor konsiston në pjesëmarrjen e artistëve nga vendet e Ballkanit, të cilët mblidhen dhe performojnë këngë të ndryshme të vendit të tyre. “Sheshi Ballkanik” do të mbledhë me dhjetëra artistë në një spektakël, qëllimi kryesor i të cilit është njohja e brezit të ri me kulturën muzikore të këtyre vendeve. Përfaqësuesja e Shqipërisë do të jetë Manjola Nallbani, e cila do të performojë në natën shqiptare në datën 3 shtator, në një koncert “live”, një repertor të përbërë nga disa prej këngëve më të bukura popullore të të gjitha trevave, si dhe muzikë të lehtë. Ajo do të shoqërohet nga një bandë instrumentistësh.

Ka qenë vetë këngëtarja ajo që ka informuar ndjekësit e saj të Instagram-it se ditën e shtunë ajo do të performojë në Amfiteatrin Veror të Neapolit dhe ka shkruar se është një nder për të të përfaqësojë Shqipërinë. Ne i urojmë sa më shumë suksese Manjolës në këtë spektakël./Blitz.al/

Komento
Shperndaje