Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Maniaku që tmerron Ledion Liçon në Instagram

Maniaku që tmerron Ledion Liçon në Instagram
June 06
17:11 2016

Një llogari Instagrami ka tronditur Ledion Liçon, moderatorin e Top Channel duke e bërë të ngrejë zërin dhe të kërkojë nga ndjekësit e tij ti bëjnë Report.

Bëhet fjalë për një llogari në Instagram në emër të Bledi Hysenaj i cili ka postuar në të disa video të qenit të tij, të racës pitbull që shqyen një qen tjetër. Videot janë tronditëse dhe kanë indinjuar dhe moderatorin Liço, aq sa ai e ka quajtur djalin maniak dhe psikopat . ” Jam i tmerruar nga çfarë ky maniak poston në faqen e tij në Instagram. Ju lutem bëni report që ky psikopat të paktën të mos përhapë publikisht këto pamje makabre, meqë institucionet tona ligjore reagojnë pas kofinit. Faleminderit.”- ka shkruar Ledioni bashkangjitur  fotos ku tregon llogarinë e djalit në Instagram.  Duket se pak minuta pas postit faqja është bllokuar menjëherë.

Shperndaje