Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mami Suada i bën surprizën më të bukur, por e vogla Deizi nuk duket e impresionuar…

Mami Suada i bën surprizën më të bukur, por e vogla Deizi nuk duket e impresionuar…
July 21
10:49 2017

Suada Sherifi është një nënë e re, e cila po e përmbush më së miri këtë status në jetën e saj. Shpesh e shohim të postojë foto me vogëlushen Deizi, e cila është një fëmijë vërtet tip, sepse ka disa mimika në fytyrë që rrallëherë i kanë fëmijët e të njëjtës moshë: ajo buzëqesh kur është e lumtur, të injoron totalisht kur s’ia ka qejfi për foto, rri e mërzitur kur s’ka marrë atë që dëshiron dhe gjithçka tjetër që na bën ta pëlqejmë më shumë këtë vogëlushe.

Vetëm para disa orësh, mami Suada ka shpërndarë një moment mjaft të këndshëm në Instastory teksa u tregon ndjekësve se ajo dhe Deizi janë veshur njësoj. Por sërish, fytyra e Deizit tregon se nuk është aspak e impresionuar.

Epo Suada, përpiqu më shumë herën tjetër! /Blitz.al/

Shperndaje