Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mami Arbana dhe vogëlushi Jon ndezin dritat e Krishtlindjes

Mami Arbana dhe vogëlushi Jon ndezin dritat e Krishtlindjes
November 28
10:47 2016

Muaji dhjetor konsiderohet ndër më të bukurit për të gjithë duke qenë se e gjithë shtëpia transformohet duke u kthyer në një strehë të ngrohtë në kuadër të festave të fundvitit. Moderatorja e “Dua të të bëj të lumtur” këtë vit e ka zbukuruar pemën e Krishtlindjes me vogëlushin e saj, Jon. Përmes një postimi në Instagram ajo na ka treguar pemën e Vitit të Ri. Arbana shfaqet duke mbajtur në krah vogëlushin.

“Ia dolëm!”- shkruan mami Arbana në Instagram.

Moderatorja është bërë nënë për herë të parë para më shumë se një viti.  Ajo gjithmonë është treguar e rezervuar në këtë pjesë, duke ndarë me publikun shumë pak gjëra që kanë të bëjnë me familjen e saj, megjithatë ne vazhdojmë të jemi spektatorë të marrëdhënies së saj me Jonin e vogël./Blitz.al/

Ia dolem😍

A photo posted by Arbana Osmani (@arbanao) on

Komento
Shperndaje