Blitz

 Breaking News

Ermal Mamaqi zbulon sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”

Ermal Mamaqi zbulon sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”
January 21
12:52 2020

“I love Tropoja” është filmi i dytë në harkun kohor të një viti për Ermal Mamaqin, produktivitet që do ta kishin zili dhe në Hollywood, duke qenë se komediani është dhe producent, dhe aktor protagonist në filmat që realizon.

Në një intervistë të dhënë mëngjesin e sotëm në emisioni “Wake Up”, Mamaqi zbuloi ndër të tjera se filmi i fundit ka kushtuar pothuajse sa trefiishi i “Dy Gisht Mjaltë”. Ai theksoi se kostot janë relativisht të larta për një film të pavarur, pra që nuk është bërë në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Kinematografisë.

Kostot janë të larta dhe mendoj se është bërë një investim i madh për një film të këtij zhanri, pra një film i pavarur, që nuk ka mbështetjen e Qendrës apo shtetit, por varet vetëm nga financat e gjeneruara nga mbështetësit e filmit, sponsorat”- tregon Ermali. Dhe ndërkohë mund ta kuptoni pse nëfilm ka reklama dhe mos të komentoni kur ta shihni në kinema, “shi ça reklame kjo”, sepse pa to filmi nuk do mund të realizohej.

Ndërkohë, për pjesën më të rëndësishme, ish-moderatori i “Xing” tregon sa ka shkuar deri më tani kostoja e filmit: “Filmi ka kushtuar mbi 700 mijë euro, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia, dhe aparaturat e teknologjia është e nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film janë të njejtat që janë përdorur për “Fast & Furios 8”.

Vetëm se tek “Fast & Furios” produksioni nuk lë në skenat finale të filmit, të dalin hijet e personazheve nga mungesa e ndriçimit…

Ndërkohë Mamaqi thotë se ky film i dytë është një përpjekje dhe për të promovuar Tropojën dhe vendet piktoreske të zonës, si dhe për t’i dhënë një imazh tjetër tropojanëve, ndryshe nga “Marko from Tropoja” /Blitz.al/

Share