Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Selenës pranon për herë të parë: “Nuk jam e kënaqur që u rikthye me Justin Bieber“

Mamaja e Selenës pranon për herë të parë: “Nuk jam e kënaqur që u rikthye me Justin Bieber“
January 14
14:49 2018

U fol shumë në media se mamaja e Selena Gomez ishtë kundra bashkimit të së bijës me Justin Bieber. Kjo sepse Selena kishte vuajtur shumë pas ndarjes së fundit me këngëtarin dhe kishte kaluar një fazë pothuajse depresioni. Në fakt Justin i shkaktoi asaj shumë dhimbje sepse filloi të flirtonte me shumë modele dhe me shumicën e femrave të familjes Kardashian.

Thuhet se kjo ka qënë arsyeja se pse familja Gomez ka qënë e shqetësuar për këtë bashkim dhe janë habitur nga ky veprim i Selenës.

Por tashmë ka ardhur edhe konfirmimi, mamaja Mandy Teefwy tha përpara gazetarëve se nuk është e kënaqur që Selena dhe Justin janë bashkë përsëri.

Mandy la të kuptohet se gjërat mes saj dhe Bieber janë të akullta dhe nuk ka një komunikim me të edhe pse ka kalur kohë që çifti janë ribashkuar.

Ajo ka mohuar se ndikon në vendimet e Selenës duke thënë: “Unë nuk e kontrolloj dhe nuk ndikoj te ajo sepse është e rritur tashmë dhe bën zgjedhjet e saj. Përsa kohë ajo është e lumtur dhe mirë me shëndet edhe unë jam gjithashtu.

Mandy gjithashtu ka folur edhe për operacionin e vështirë për  transplantin e veshkës  duke e cilësuar vajzën e saj si shumë të fortë dhe shumë të guximshme.

Shperndaje