Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Rita Orës poston foton më të veçantë nga koncerti i Tiranës: “Kjo ështe foto e botës dhe … “

Mamaja e Rita Orës poston foton më të veçantë nga koncerti i Tiranës: “Kjo ështe foto e botës dhe … “
June 05
09:40 2018

Të dielën Tirana festoi së bashku me këngëtaren shqiptare Rita Ora e cila mbajti një koncert në sheshin Skendërbej. Mijëra njerëz ishin mbledhur për ta parë nga afër Ritën dhe për të shijuar hitet e saj botërore.

Në një foto të postuar në Instagramin e saj Rita shkruante se 250.000 njerëz ishin të pranishëm në shesh dhe i falenderonte ata për prezencën. Por pati shumë skeptikë të cilët shkruanin se sheshi Skëndërbej nuk kishte hapësirën e duhur për të zënë një numër aq të madh njerëzish.

Por duket se për t’i dhënë fund spekulimeve si për të vërtetuar se ai numër ishte i vërtetë  mamaja e Ritës, Vera Ora  ka postuar në profilin e saj në Instagram një foto mjaft të veçantë.  Ajo gjithashtu i ka bashkangjitur një shkrim ku thuhet:

Kjo është foto e botës (Tirana gjatë koncertit të Rita Orës) dhe kështu duhet të jetë gjithmonë. Të lumtë Rita për atë  natë të mrekullueshme! Mama krenare.

/Blitz.al/

 

Komento
Shperndaje