Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Leonora Jakupit feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i këngëtares

Mamaja e Leonora Jakupit feston ditëlindjen, ja urimi i ndjerë i këngëtares
November 08
19:41 2018

Për Leonora Jakupin familja është mbështetja dhe dashuria e saj më e madhe.

Me babain e humbur gjatë luftës së Kosovës, për të cilin ajo thotë shpesh që është një vend bosh që nuk do të plotësohet kurrë, këngëtarja bëhet gjithnjë e ndjeshme kur bëhet fjalë për të afërmit e saj.

Kështu, me anë të një postimi në profilin e saj zyrtar në Instagram, Leonora ka uruar të ëmën për ditëlindje, duke e falenderuar për gjithë mundin dhe e sakrificat e saj.

” O Nënë, o drita e syve të mi, dielli që ndriçon rrugën time! Të pafsha të lumtur e të buzëqeshur gjithmonë. Cdo fjalë çdo falenderim është i vakët krahasuar me sakrificën dhe mundin tënd per ne. Ti je dhe do mbetesh ma e madhja dashni e imja! Urime ditëlindjen engjëlli im!- shkruan këngëtarja krahas  fotos së publikuar të së ëmës.

/blitz.al/

Komento
Shperndaje