Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Ledrit rrëfen: “Nëse vajzat do të njihnin ashtu siç e njoh unë, as nuk do t’i afroheshin fare!”

Mamaja e Ledrit rrëfen: “Nëse vajzat do të njihnin ashtu siç e njoh unë, as nuk do t’i afroheshin fare!”
May 09
16:57 2018

 

Këtë pasdite, në emisionin e pasdites në Tv Klan, “Rudina” ishte e ftuar gazetarja, moderatorja dhe mamaja e reperit të famshëm, Ledri Vula.

Xheraldina foli për karrierën e saj në televizion, por sigurisht, nuk mund të lihej pa u prekur edhe biseda për Ledrin.

E pyetur nga Rudina për faktin se Ledri ka shumë fansa dhe vajzat çmenden për të, Xheraldina u shpreh: “I them shpesh herë atij, nëse vajzat do të të njihnin ashtu siç të njoh unë nuk do të të afroheshin fare!”

“Ledri nuk di të gatuajë! Ai pret nga unë apo nga i ati t’i përgatisin ushqimin! I them gjithmonë, djali modern duhet të mësojë të gatuajë e të kujdeset për vetveten!”, – ka shtuar Xheraldinën.

Gjithashtu, nëpërmjet një videomesazhi Ledri e ka pyetur të ëmën nëse do të donte t’i bënte atij një vëlla apo motër apo të bëhej gjyshe. Përgjigja e Xherit ishte e thjeshtë: “Tani dua të bëhem gjyshe!”.

Epo, ne jemi këtu në pritje të lajmit të mirë… /Blitz.al/

Komento
Shperndaje