Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e “Kuzey dhe Guney” viziton memorialin “Adem Jashari” në Kosovë

Mamaja e “Kuzey dhe Guney” viziton memorialin “Adem Jashari” në Kosovë
August 17
13:41 2019

Pas aktores së njohur protagoniste në filmin “Kurti dhe Sura” një tjetër emër i njohur i kinematografisë turke ka vizituar bukuritë shqiptare.

Fjala është më saktësisht për aktoren e famshme, Semra Dinçer, e cila për publikun shqiptar u bë më e njohur nga roli i saj në serialin “Kuzey Guney” por edhe në “Nusja nga Stambolli”.

vizita e aktores së famshme turke Semra Dinçer në Kosovë, lidhe edhe me qëllime turistike.

Aktorja e njohur e serialit “Nusja nga Stambolli” ka vizituar Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Ajo është shoqëruar nga Arbnora Ademaj, shqiptarja e cila ka nisur karrierën si aktore në kinematografinë turke dhe aktori Vedat Bajrami.

Tashmë është bërë e ditur se zeshkania do jetë pjesë e një seriali turk në bashkëpunim me ta.

Arbnora Ademaj ka marrë një rol në një film turk, do të luajë krahas aktores së serialit “Nusja nga Stambolli”.

Komento
Shperndaje