Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Julian Assange denoncon: “E kanë mbyllur në Guantanamon e Britanisë”

Mamaja e Julian Assange denoncon: “E kanë mbyllur në Guantanamon e Britanisë”
April 16
08:15 2019

Julian Assange u arrestua javën e kalaur në ambasadën e Ekuadorit në Londër, pasi vendi i Amerikës së Jugut i kishte hequr të drejtën për të përfituar azil. Ka qenë nëna e themeluesit të Wikileaks, Christine, e cila me anë të një postimi në Twitter shkroi: “Gazetari fitues i shumë çmimeve i mbyllur në…Burgun e Belmarsh, ndryshe “Guantanamo i Mbretërisë së Bashkuar”, së bashku me gangsterë, vrasës serialë, trafikantë droge apo terroristë.”

Kështu ajo bën me dije se Britania është duke e trajtaur keq gazetarin dhe e ka mbyllur në një nga burgjet me sigurinë më të lartë në vend. Ndërkohë, presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno, u shpreh se Assange e kishte kthyer ambasadën e shtetit të tij në Londër në një “qendër spiunazhi”. Gjithashtu ai ka siguruar opinionin publik se asnjë shtet nuk ka ndikuar në vendimin e Ekuadorit për ti hequr azilin kreut të Wikileaks.

Çdo tentativë për të stabilizuar shtetin e Ekuadorit, është një akt i dënueshëm nga ne, për shkak se jemi një shtet sovran dhe respektojmë politikat e të gjitha vendeve të tjera. Nuk mund të lejonin që në shtëpinë tonë, shtëpinë që i hapi portat për ndihmë, ai ta kthente në qendër spiunazhi.”- u shpreh Moreno. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje