Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mamaja e Blac Chyna-s kritikon Rob Kardashian: Ti do të shkatërrosh gjithçka…

Mamaja e Blac Chyna-s kritikon Rob Kardashian: Ti do të shkatërrosh gjithçka…
September 26
09:42 2016

Mamaja e Blac Chyna-s e ka paralajmëruar Rob Kardashian se ai po rrezikon marrëdhënien e tij me Blac.

Në episodin e djeshëm të Rob & Chyna, çifti ka shkuar për vizitë në shtëpinë e nënës së Chyna-s.  Ajo e ka ftuar të bijën të kalojë disa ditë pushimi me të, por Rob nuk ka reaguar mirë nga kjo ftesë. “Ky udhëtim do të thotë shumë për mua, por nëse Rob nuk është dakord kjo mund të shkaktojë probleme në lidhjen tonë”,- ka pohuar Chyna.

Prindërit e Chyna-s ishin të divorcuar dhe nuk e shihnin njëri-tjetrin prej 10 vitesh.  Gjatë darkës, ajo e prezantoi Robin me familjen dhe një debat mes dy prindërve bëri që gjërat të dilnin paksa nga kontrolli.

Mamaja e Chyna-s, Tokyo Toni, e pyeti Rob-in rreth lidhjes së tij me të bijën.

“Kur keni në plan të martoheni?”- e pyeti ajo.

Çifti u përpoq t’i shpjegonte Tonit se  marrëdhënia e tyre duhet ende të zhvillohet përpara se të kalojë në martesë.

Kjo përgjigje nuk i ka pëlqyer Tokyo Tonit, e cila i është drejtuar Rob Kardashian me fjalët se Chyna ka nevojë që ai të jetë një baba dhe jo një fëmijë.

“Duhet të ndaloni me këtë. Chyna nuk ka nevojë për një fëmijë, ka nevojë që ti të bëhesh baba. Nuk mund të vazhdoni me këtë, do të shkatërrosh gjithçka”,- është shprehur Tokyo./Blitz.al/

Komento
Shperndaje