Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

“Mallkimi” që ndjek Valer Kolnikajn

September 17
12:13 2016

Mbrëmjen e djeshme në Top Channel ka nisur sezonin e ri emisioni “Top Show Magazine” me dy figura të reja. Bëhet fjalë për dy opinionistët e rinj të emisionit, Sara Kapo dhe Valer Kolnikaj, të cilët do të shoqërojnë Alban Dudushin çdo të premte.

Puntata e parë ka pasur të ftuar shumë personazhe, dy nga të cilët ishin edhe Ardit Çunaj dhe Vesa Smolica. Një moment, Alban Dudushi i ftoi të gjithë të bënin një garë kërcimi “twerk” dhe të pranishmit vendosën ta tentonin. Por fati nuk ishte këtë natë në anën e Valerit, pasi duke tentuar të kërcente “twerk” atij iu grisën pantallonat. Kjo nuk është hera e parë që Valeri përballet me një incident të tillë, pasi më herët, kur ka marrë pjesë në spektaklin e vallëzimit “Dancing with the stars”, gjatë performancës atij iu grisën sërish pantallonat.

Valeri e ka kaluar me shumë sportivitet, madje edhe e ka trajtuar me shaka incidentin. Pavarësisht kësaj, emisioni u përfundua me sukses, edhe pse Valeri nuk arriti t’i tregonte plotësisht aftësitë e tij në “twerk”./Blitz.al/

Shperndaje