Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Makina e frymëzuar nga stili i Era Istrefit

Makina e frymëzuar nga stili i Era Istrefit
November 07
18:29 2016

Përveç muzikës, një tjetër gjë që e dallon Era Istrefin nga koleget e tjera është stili i saj. Që në fillimet e saj, Era ka ditur të tërheqë vëmendjen e publikut me veshjen, look-un,  atletet me gomë të trashë stil alla “Spice Girls”, si dhe aksesorët e tjerë që përdor në klipe, skenë e në jetën e përditshme.

Vitin e kaluar bëri tendencë me xhupin jeshil me pelush “pink”, që e përdori në klipin “Bon Bon”, ndërkohë që së fundmi ka frymëzuar përsëri me look-un e saj.

Këtë herë Era duket se ka shërbyer si burim frymëzimi për një kompani të prodhimit të makinave, e cila ka dizenjuar pjesën e brendshme të automjetit me peliçe, njësoj sikur të ishte bërë enkas për Erën. “Do të isha shoferja më e qetë që keni parë ndonjëherë”, – shkruan këngëtarja në këtë foto që ka postuar në Instagram. /Blitz.al/

ds

Komento
Shperndaje